Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ofertë me detyrim blerjeje, Igli Tare bën gati planin për “bomberin”
5 Gusht 2025 16:07 Telesport Darwin Nunez është në dilemë të mahe këtë verë. Milani planifikon të bëjë një ofertë zyrtare këtë javë për sulmuesin e Liverpool. Igli Tare synon një huazim me të detyrim blerjeje. Shifrat nuk janë ende të qarta, por po përflitet për 45 deri në 50 mln euro. Al-Hilal gjithashtu ka treguar interes serioz për uruguaianin dhe mund të prishë planet e “Djallit”. Klubi nga Arabia Saudite mund t’i ofrojë pagë marramendëse sulmuesit. Deri tani, Nunez nuk ka vendosur asgjë. Ai po pret ofertat. Ekziston një mundësi që Milani ta bindë.