Ofertë konkrete për Elseid Hysajn, Ascoli këmbëngul për mbrojtësin kuqezi
Hysaj aktualisht ndodhet në grumbullimin e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e Nations League, edhe pse është ende pa skuadër. Pas largimit nga Lazio, mbrojtësi i krahut të djathtë nuk e ka gjetur ende strehën e re, ndaj dhe emri i tij qarkullon në merkato. Ascoli synon të forcojë mbrojtjen dhe një opsion është Hysaj me parametra zero. Sipas shtypit sportiv italian, javët e fundit ka pasur kontakte mes palëve. Oferta e parë është refuzuar nga lojtari shkodran për arsye ekonomike, edhe pse në parim ai ka qenë dakord për të luajtur me këtë skuadër. Ascoli pretendon ngjitjen në Serie B dhe aktualisht mban vendin e 5-të pas 5 javësh, duke qenë vetëm 3 pikë larg kreut. Klubi italian i ka propozuar Hysajt një tjetër kontratë...
Burimi:
javanews.al