Odise Plaku: Bëj të fle, gjumi s’më zë
Poezi nga Odise Plaku Çfarë t’iu bëj sonte mendimeve që s’më lënë të qetë,U bërtas të flenë gjumë, thonë bëjnë si dinë vetë,Vijnë radhë e radhë pa urdhër shpirtin ma trazojnë,Thonë nuk është e lehtë të ndahesh, kur të dashurojnë. U kërkoj të shkojnë diku, mos t’më trazojnë,Botës sonte jam i vetëm s’ka kush t’më kërkojë.Të tjerët që unë kam dashur për dreq gjithë kanë ikur,I shikoj që dashurojnë, por për to s’jam fikur. Ulëras e shkopin marr mendimet t’i përzë,Zënë e qeshin e bëjnë lojë si sonte kurrë më.“Dashurinë s’e fshinë t’i dot”-zënë e më përqeshin,Pyes veten sa të drejtë kanë këto fjalë që qesin. ObserverKult Lexo edhe: ODISE PLAKU: REFLEKSION MBI “KUJTIMET E NJË EMIGRANTI” TË EMRI BEQIRIT Teksa më besoi redaktim e...
Burimi:
kultplus.com