Objektet e konfiskuara do të kthehen në banesa sociale, qeveria miraton ndryshimet
foto TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë ndryshimet dhe shtesat në ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje. Ndryshimet e propozuara synojnë që një pjesë e këtyre objekteve të mund të përdoren për qëllime të interesit publik përfshirë strehimin social. Projektligji është propozuar nga ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit dhe tashmë do t’i përcillet Kuvendit, ku do të shqyrtohet dhe votohet. Bëhet fjalë për ndryshime në ligjin nr. 66/2023, i cili përcakton mënyrën e administrimit të objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje dhe përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social. Vendimi i miratuar nga qeveria është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe, në mbështetje të neneve 81 dhe 100 të...
Burimi:
zeri.ai