“O sot o kurrë”/ Deputetja Marjana Koçeku nga protesta: E mbështes se është frymëmarrje për demokracinë

“O sot o kurrë”/ Deputetja Marjana Koçeku nga protesta: E mbështes se është frymëmarrje për demokracinë

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka shprehur mbështetjen e saj për protestën e studentëve, duke e cilësuar atë si një shprehje të rëndësishme të demokracisë. Koçeku deklaroi se nuk eshte dakord qe protestat po dëmtojnë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se problemet që cenojnë imazhin e vendit janë korrupsioni dhe mungesa e demokracisë. “E mbështes shumë këtë protestë, është frymëmarrje e demokracisë. Është e drejtë e studenteve. Nuk jam dakord që kjo protestë po e dëmton Shqipërinë drejt BE. Ajo që dëmton imazhin e Shqipërisë dhe rrugën drejt BE është korrupsioni dhe mungesa e demokracisë”. tha Koçeku. Sipas Koçekut, edhe Partia Socialiste si forcë në pushtet, ka nevojë për një dialog më të shëndetshëm dhe për më shumë zëra kritikë që të...