Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“O Muçi ku ta marr faturën?”/ Rrëfehet tregtarja: Rigonin e mbledh me burrin, si them dot malit “më jep një copë letër“
Në hyrje të tregut të fruta-perimeve në Sarandë, që prej 35 vitesh, ndodhet një figurë që është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së qytetit: Bardha Nesturaj. E njohur për buzëqeshjen dhe sinqeritetin e saj, Bardha është kthyer në simbolin e rezistencës së ndershme dhe punës së palodhur, duke ruajtur me përkushtim traditën familjare të tregtisë që nisi në vitin 1990 bashkë me prindërit dhe vëllezërit e saj. Pak ditë më parë, ajo u bë virale në rrjetet sociale dhe në media pas një përplasjeje verbale me një inspektor tatimor, i cili i kërkonte faturë për rigonin që ajo vetë...