“O jam kamarier dhe po shkoj në punë”, ndalohet me dhunë i riu te Kryeministria
Një i ri u ndalua me dhunë nga policia sot paradite pranë Kryeministrisë. Ai u kap teksa po kalonte në atë pjesë të rrugës përballë godinës së zyrës së kryeministrit. Teksa po shoqërohej me dhunë ai u dëgjua të thoshte se ishte duke shkuar për në punë, pasi punon si kamarier si gjithë studentët. Efektivët që e ndaluan i kërkuan të ruajë qetësinë, ndërsa ai u përgjigj se më keni vënë duart në fyt. I riu: Më ndaluan kot. Më kontrolluan rastësisht asgjë. Ça po të bëj o vlla? Po ju ha bukën?! Po shkoja në punë, kamarier si gjithë studentët e tjerë. Si qetësi më vlla më keni vënë duart në fyt.
Burimi:
gijotina.com