Nxënësit e gjimnazit ”Partizani” bojkotojnë mësimin dhe bllokojnë rrugën

Nxënësit e gjimnazit ”Partizani” bojkotojnë mësimin dhe bllokojnë rrugën

Protesta kundër qeverisë ka marrë një tjetër përmasë këtë të mërkurë, teksa krahas studentëve, në lëvizjen qytetare janë përfshirë edhe gjimnazistët. Nxënësit e gjimnazit ”Partizani” në Tiranë kanë bojkotuar procesin mësimor dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugën ”Tafaj”, duke iu bashkuar kështu valës së protestave. Zhvillimet vijnë një ditë pas demonstratës së studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, ku protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë. Gjatë tubimit, protestuesit hodhën sende në drejtim të godinës dhe dëmtuan rrethimin e saj, ndërsa uniformat blu reaguan me ujë dhe gaz lotsjellës. Bilanci i protestës ishte të paktën 23 persona të shoqëruar në polici, ndërsa 7 protestuesve iu dha ndihmë mjekësore në spital. Bashkimi i gjimnazistëve me studentët shënon një zhvillim të ri në protestat...