Numrat në “Fjalorin latinisht-shqip” (Dictionarum latino-epiroticum) të Frang Bardhit shkruar më 1635

Numrat në “Fjalorin latinisht-shqip” (Dictionarum latino-epiroticum) të Frang Bardhit shkruar më 1635

Frang Bardhi (1606-1643) ishte një prelat kishtar dhe shkrimtar shqiptar i cili shquhet ndër autorët e hershëm të letërsisë shqipe. Në vitin 1635 në Romë ai botoi “Dictionarum latino-epiroticum” (Fjalor latinisht-shqip) për t’ju ndihmuar shqiptarëve të cilët jetonin në Romë (Itali) dhe nuk dinin gjuhën latine. 📸 Në foto mund të shikoni numrat në latinisht dhe shqip nga Frang Bardhi:“Numeri secundum ordinem, Latinè, et Epiroticè” (Numrat sipas rendit, latinisht-shqip): Latinisht:___________Shqip:Primus_____________I pariSecundus__________I dyytiTertius_____________I tretiQuartus____________I katërtiQuintus____________I pestiSextus_____________I giastiSeptimus__________I statiOćtauus___________I tetiNonus_____________I nandiDecimus___________I dhieti Është tepër interesante se numrat në shqipen e sotme nuk kanë ndryshuar gati fare që nga koha kur ky fjalor është botuar (1635) e më herët (për shembull nga “Meshari” i Gjon Buzukut i vitit 1555 etj). 📜 Në të ardhmen, në faqen tonë do...