Numërohen 836/1282 kuti në Tiranë, PS prin me 19 mandate! PD në luftë për çdo votë me Mundësinë e Shehajt për një mandat

Numërohen 836/1282 kuti në Tiranë, PS prin me 19 mandate! PD në luftë për çdo votë me Mundësinë e Shehajt për një mandat

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 836 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 7056 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me 36 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate. Ndërsa demokratët me 96 mijë votat e marra deri tani kanë 14 mandate, por rrezikojnë të humbasin një mandat në favor të partisë Mundësia. Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv