Numërohen 74 % e votave të diasporës, KQZ vendos sot për zarfet e Greqisë

Numërohen 74 % e votave të diasporës, KQZ vendos sot për zarfet e Greqisë

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi do të marrë vendimin në orën 15:00 për zarfet e ardhur nga Greqia. Deri tani janë numëruar dhe vlerësuar për subjektet zgjedhore 145.441 fletë votimi nga 194.889 totali i tyre, që përbën 74% të totalit të votave nga jashtë. Ka përfunduar vlerësimi dhe numërimi i votave nga jashtë për subjektet zgjedhore për qarqet:1. Shkodër2. Kukës3. Dibër4. Durrës5. Berat6. Gjirokastër7. Vlorë8. Elbasan9. Lezhë10. Fier11. TiranëVijon vlerësimi dhe numërimi i fletëve të votimit për 15 kutitë e fundit të qarkut Korçë.
Burimi: Kohajone.com