Numërimi i votave brenda vendit drejt fundit, Edi Rama korr 83 mandate, opozita e Sali Berishës fundoset në 50,…

Numërimi i votave brenda vendit drejt fundit, Edi Rama korr 83 mandate, opozita e Sali Berishës fundoset në 50,…

Rigels Seliman Numërimi i votave në territorin shqiptar sa i takon zgjedhjeve parlamentare të mbajtura këtë të dielë është drejt fundit dhe fitorja e Edi Ramës është tanimë një fakt i padiskutueshëm. Partia Socialiste ka marrë 83 mandate me 53.8% të votave, duke siguruar mandatin e katërt radhazi dhe një dominim historik në skenën politike shqiptare. Nga 5159 kuti të numëruara nga 5225 gjithsej, PS ka mbledhur 727,592 vota dhe ka shënuar rritje edhe në bastionet tradicionale të së djathtës. Vota e diasporës po vijon të numërohet paralelisht dhe pritet të ndikojë në shpërndarjen përfundimtare të mandateve në disa qarqe...
Burimi: Sot.com.al