Nuk zbatojnë rregullat e reja, GJKKO fillon fushatën e dënimit me 50 mijë lek të avokatëve
Nga Elton Qyno – Syri. net/ Në procesin ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lamajt, Artan Arsit dhe Klodian Saliut, ku SPAK pritej të lexonte pretencën, avokatët e të pandehurve qëndruan në pjesën e sallës së rezervuar për publikun. Ata respektuan kështu vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot pa afat, në kundërshtim të rregullores së re të GJKKO-së, të cilën e cilësojnë antikushtetuese dhe penguese për ushtrimin e profesionit. Por trupa gjykuese, e drejtuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, gjobiti me nga 50 mijë lekë mbi 10 avokatë, si të zgjedhur nga të pandehurit, ashtu edhe të caktuar kryesisht. Me këtë vendim tashmë,GJKKO ka nisur aplikimin e gjobave ndaj avokatëve që po bojkotojnë...
Burimi:
syri.net