“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

Aktorja Monika Lubonja ka reaguar pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adrian Hila, materialet që kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Lubonja kërkon që të ndalet, siç shprehet ajo, “baltosja” e saj në emër të të ashtuquajturit “moral kolektiv”. Aktorja deklaron se nuk ka pasur dijeni për filmimin dhe se nuk ka dhënë pëlqimin që të filmohet, regjistrohet apo që materialet intime të shpërndahen, shiten ose publikohen. “Nuk kam pasur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen”, shkruan Lubonja. Ajo thotë se i ka dhënë besim personit me të cilin ka pasur një marrëdhënie dhe se nuk ndihet e turpëruar për dashurinë që...