“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar pamjet e një protestuesi që qëllon me llastiqe me gurë në drejtim të efektivëve të Policisë gjatë protestës të së shtunës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë Balla e ka shoqëruar videon me një reagim të ashpër, duke treguar se autori është identifikuar do të përballet me ligjin. “Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit! Nuk qëllohet mbi Policinë, or ‘trim’”, shkruan Balla.