Nuk përmbushi gjashtë hapat reformues, BE penalizon Kosovën, humbet 43,8 milionë euro nga Plani i Rritjes!
Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes si pasojë e mospërmbushjes së gjashtë hapave reformuese brenda afatit të paracaktuar: qershor 2026. Lajmi është konfirmuar nga Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj. “Nga 13 hapa në periudhën shtesë, deri në qershor 2026, zbatuam shtatë dhe gjashtë jo. Llogaritet mbi 40 milion euro, ose më saktë 43.8 milion euro, të cilat kanë humbur në afatin e qershorit”, tha Jeton Zulfaj. Gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, Zulfaj tha se Kosova duhet të përmbush edhe 22 kushte të tjera deri në 31 dhjetor të këtij viti për të përfituar fondin prej 131.5 milionë euro. Plani i Rritjes për Kosovën kap vlerën e përgjithshme prej 882.6...
Burimi:
javanews.al