Nuk nxori urdhër për kontrollin e kopshteve dhe çerdheve pa licenca, Gjykata e Durrësit pezullon kreun e Arsimit Parauniversitar

Nuk nxori urdhër për kontrollin e kopshteve dhe çerdheve pa licenca, Gjykata e Durrësit pezullon kreun e Arsimit Parauniversitar

Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika. Ai dyshohet për veprën penale shpërdorim detyre pasi nuk nxori një urdhër për kontrollin e kopshteve dhe çerdheve që funksiononin pa licenca. Vendimi ëhstë pohuar edhe nga vetë zyrtari vendor. Lika tha për Report Tv se i është komunikuar pezullimi dhe shkak ka qenë një kontroll i Prokurorisë së Durrësit në vitin 2023. Por ai mohoi që të kishte dijeni për kompetencën se e kishte të drejtën e këtij urdhri për ta nxjerrë. “Unë nuk kam nxjerrë urdhër për kontrollin e çerdheve dhe kopshteve që funksiononin pa liçenca...
Burimi: Javanews.al