Nuk mundi t’u rezistojë plagëve, ndërron jetë në Trauma 19-vjeçari i aksidentit në Mbrostar–Levan

Nuk mundi t’u rezistojë plagëve, ndërron jetë në Trauma 19-vjeçari i aksidentit në Mbrostar–Levan

19-vjeçari Indrit Shyti, i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme në bypass-in Mbrostar–Levan, pranë Spitalit Memorial të Fierit, ka ndërruar jetë. Shyti, i cili drejtonte automjetin tip “Volkswagen”, humbi kontrollin rreth orës 16:50, në afërsi të mbikalimit të Spitalit Memorial, duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të. LEXO EDHE: Aksident në Mbrostar–Levan, makina del nga rruga 3 të plagosur 19-vjeçari u transportua fillimisht drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u dërgua për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.