Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nuk kanë fund abuzimet në RTSH, miliona euro rrezik nga dorëzimi i rrjetit dixhital te persona të patrajtuar…
Në vijim të shkrimeve të mëparshme, redaksia jonë ka siguruar një shkresë zyrtare që kompania gjermane Rohde&Schwartz i dërgon RTSH, përkatësisht Drejtores së përgjithshme dhe Drejtorit Teknik. Nga kjo shkresë kuptohet qartë se drejtuesit e RTSH nuk kanë më asnjë lloj alibie për “arsyen” e shmangies së kompanisë që për 10 vjet ndërtoi dhe mirëmbajti pa asnjë problem rrjetin dixhital tokësor. Për më tepër, shkresa rrëzon çdo lloj alibie për zotësinë ose pazotësinë e çdo lloj kompanie anonime për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital DVBT2. Qartë dhe pa asnjë ekuivok, gjermanët paralajmërojnë drejtuesit administrativë e teknikë të RTSH se nëse persona të pa trajnuar dhe certifikuar do të tentojnë të ndërhyjnë në rrjet, do të ketë pasoja funksionale dhe kosto shtesë nëse kërkohet ndërhyrja e specializuar...