“Nuk kam probleme, por…”/ Tritoli në Fushë Krujë, dëshmon pronari i biznesit: Nuk e kam idenë kush e ka bërë

“Nuk kam probleme, por…”/ Tritoli në Fushë Krujë, dëshmon pronari i biznesit: Nuk e kam idenë kush e ka bërë

Dyqani në pronësi të 30-vjeçarit, Donald Luka, përdorej për përpunim dhe shitje mishi. Ndërkohë aty ai ka edhe biznese të tjera si restorante dhe bar kafe. Tritoli i është vendosur në pjesën e qepenit dhe ka shkaktuar dëmtime të vogla. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15 dhe raportohet vetëm për dëme materiale. I thirrur në polici Donald Luka në deklaratën e tij paraprake ka thënë se nuk ka probleme dhe se nuk e ka idenë se kush mund t’ja ketë bërë, por policia dyshon se ky është një mesazh për konflikte të mëparshme që ka pasur familja Luka....
Burimi: Sot.com.al