Nuk ka vendim për Ilir Metën! Ish presidenti do të presë javën e ardhshme për të mësuar nesë do lërë qelinë

Nuk ka vendim për Ilir Metën! Ish presidenti do të presë javën e ardhshme për të mësuar nesë do lërë qelinë

Nuk ka vendim për kërkesën e Ilir Metës për t’u liruar nga burgu. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, kërkoi që seanca të shtyhet, pasi Erion Bani nuk është gjyqtari i çështjes “Meta”. Për shkak se kolegu i tij, Erion Çela, nuk ishte i pranishëm, si edhe tre prokurorët që e hetuan – Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi – togat e zeza e shtynë vendimin për javën e ardhshme dhe shpallën moskompetencë në gjykimin e çështjes. “Nuk kemi gjë me gjyqtarin Erion Bani. Brenda muajit tetor do të ketë vendim nga Gjykata Kushtetuese. Ne duam të zhvillojmë procesin në mënyrë të rregullt, me gjyqtarin që ka ndjekur hetimet, pse jo edhe me prokurorët që kanë hetuar këtë çështje. Jemi në pritje që javën tjetër,...