‘Nuk ka lidhje me politikën’, Kapllanaj reagon pas incidentit me BKH në Fier: Nipërit, vetëm një debat me hetuesit

‘Nuk ka lidhje me politikën’, Kapllanaj reagon pas incidentit me BKH në Fier: Nipërit, vetëm një debat me hetuesit

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, ka dhënë versionin e tij lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë në Fier, mes personave të kompanisë së vëllait të tij dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në një intervistë televizive, Kapllanaj theksoi se ngjarja nuk ka lidhje me aktivitetin e tij politik dhe se gjithçka nisi si një keqkuptim. Sipas tij, katër persona civilë, të cilët më pas rezultuan të ishin punonjës policie dhe hetues të BKH-së, ishin me një makinë pa logo zyrtare dhe kishin ngritur një dron për të filmuar në zonën e kompanisë. Ata kishin parkuar...
Burimi: Sot.com.al