“Nuk ka humbje jete”/ Bilanci nga “Shëndetësia”: 3 të lënduar te Trauma, mes tyre një 15-vjeçar dhe një gazetare
foto nga protesta TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë informacion lidhur me të lënduarit gjatë protestës së sotme në Tiranë. Sipas njoftimit, deri në orën 16:00, në Spitalin Universitar të Traumës deri më tani kanë mbërritur një efektiv policie, një 15-vjeçar dhe një përfaqësues i mediat, gjendja e të cilëve është stabël. Gjithashtu, në njoftim përgënjeshtrohet kategorikisht lajmi që po qarkullon për humbjen e jetës së një të mituri. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Informacion mbi të lënduarit, 18 tetor 2026 ora 16:00 Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se në Spitalin Universitar të Traumës deri më tani kanë mbërritur: -Një efektiv policie -Një minoren (15 vjeç) -Një përfaqësuese e medias, Gjendja e tyre është stabël, po kryejnë ekzaminimet dhe po marrin trajtimin...
Burimi:
zeri.ai