“Nuk janë sardele!”, Zhupa denoncon kushtet skandaloze në kopshtet dhe çerdhet e Sarandës: 70 fëmijë në një klasë
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka denoncuar nga Saranda situatën në disa kopshte dhe çerdhe në nisje të vitit të ri shkollor. Zhupa shprehet se mungesa e përfundimit të punimeve ka bërë që fëmijët të grumbullohen në klasa me rreth 70 nxënës. Deputetja u ndal te Kopshti nr. 1 në Sarandë, ku sipas saj është detyruar të akomodojë edhe fëmijët e çerdhes së qytetit, pasi punimet në godinën e çerdhes nuk kanë përfunduar në kohë. Për pasojë, klasat e parashikuara për kopshtin janë përdorur edhe për fëmijët e çerdhes. “Ka qenë surprizë fillimi i vitit të ri shkollor për Bashkinë e Sarandës. Është një situatë kaotike, e paorganizuar për çerdhet dhe kopshtet e Sarandës”, deklaroi Zhupa. Ajo tha se në të njëjtat ambiente janë krijuar klasa...
Burimi:
gijotina.com