“Nuk i duhet këshilla ime”, Ronaldinho për yllin e Serisë A: Është një lojtar i madh

“Nuk i duhet këshilla ime”, Ronaldinho për yllin e Serisë A: Është një lojtar i madh

8 Prill 2025 15:20 Telesport Ish-sulmuesi i Milan-it, Ronaldinho pranon se i pëlqen të shikojë Rafael Leao. Portugezi nuk ka patur vazhdimësi në këtë sezon, por Ronaldinho mbetet një admirues i lojtarit. “Ka lojtarë të mëdhenj te Milan-i dhe është një ekip i mirë, kështu që mendoj se ata mund të bëjnë gjëra të mëdha sezonin e ardhshëm”, tha braziliani për Sky Sport Italia. Ai shtoi: “Leao nuk ka nevojë për këshillën time, ai është një lojtar i madh. Ai është një nga lojtarët që më pëlqen të shikoj”. Leao ka 10 gola dhe nëntë asiste për kuqezinjtë këtë sezon.
Burimi: Telesport.al