“Nuk duam luftë me Italinë”/ Huthët pas goditjes së avionit italian
Tensionet mes Arabisë Saudite dhe rebelëve Houthi janë përshkallëzuar, ndërsa grupi jemenas ka deklaruar se nuk e konsideron Italinë palë në konflikt, por ka kritikuar praninë e avionëve italianë në territorin saudit. Në një deklaratë për ANSA-n, Muhammad Mansur, zyrtar i ministrisë së informacionit të qeverisë Houthi në Sana’a, tha se grupi e konsideron veprimtarinë e tij si “rezistencë të armatosur” ndaj Arabisë Saudite. Ai theksoi se Houthit nuk synojnë përfshirjen e Italisë në konflikt, por ngriti pikëpyetje mbi praninë e avionëve italianë në Arabinë Saudite. Deklarata vjen një ditë pasi një avion ushtarak italian Eurofighter F-2000 u godit gjatë një sulmi në bazën ajrore të Ta’ifit. Sipas ministrit italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, avioni ndodhej brenda bazës në një zonë të veçuar dhe nuk...
Burimi:
ntv.al