‘Nuk doja, e vrava …’, gjykata e Dibrës mbyll në burg gjahtarin që vrau shokun
Elton Qyno Syri.net “…e vrava gabimisht…nuk doja, por gjithçka ka ndodhur gabimisht…”. Kështu është shprehur para gjykatës së Dibrës, Bledian Firi, i cili tre ditë më parë vrau në pyll shokun e tij nga Bulqiza, 29-vjeçarin Elson Lala. Firi ka dalë ditën e djeshme para gjykatës së Dibrës, ku është njohur me masën e sigurisë “Arrest në burg”. Firi dhe avokati i tij kanë kërkuar një masë më të butë sigurimi si “Arresti në shtëpi”, por kjo kërkesë është kundërshtuar nga prokuroria pasi në rastin konkret jemi para faktit të kryerjes së një krimi të rëndë ndaj jetës së personit, siç është vrasja. Rasti në fjalë ka ngritur disa pikëpyetje për hetuesit e çështjes, pasi autori i krimit Bledian Firi është nga Tirana dhe viktima...
Burimi:
syri.net