“Nuk do të më tretë dheu, nëse…” Letra e Fan Nolit, drejtuar Enver Hoxhës për Konicën

“Nuk do të më tretë dheu, nëse…” Letra e Fan Nolit, drejtuar Enver Hoxhës për Konicën

Mes 544 letrave të sjella në librin “Letërkëmbimi i Fan Nolit”, një botim i shtëpisë botuese “Erik”, përgatitur nga studiuesi Nasho Jorgaqi, është edhe korrespondenca mes Nolit dhe Enver Hoxhës, një pjesë e të cilave është botuar në të përditshmen DITA. Në dhjetor të vitit 1942, Faik Konica do të mbyllte sytë. Pak kohë para vdekjes i shkruante Nolit: “Ndërroj jetë me mejtimin se ti je njeriu që më ke kuptuar më mirë në këtë botë… (shkruar nga dora e Konicës, kjo duket boll e çuditshme, sepse njihet përplasja që Konica e Noli kanë pasur gjatë gjithë jetës së tyre)… Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot dhe të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë, nuk do ta çojnë kufomën time të tretet...