“Nuk do të hesht”/ Plarent Ndreca: Rama i quajti socialistët “m…ër” dhe nuk ua dëgjon dot “p…dhët”
Ish-deputeti socialist Plarent Ndreca ka reaguar ashpër pas përjashtimit nga Partia Socialiste, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka anashkaluar statutin dhe strukturat drejtuese të partisë për të imponuar një vendim politik ndaj tij. Në një deklaratë të gjatë publike, Ndreca thotë se nuk i është komunikuar asnjë shkelje konkrete statutore dhe se Asambleja Kombëtare nuk ka marrë vendim për përjashtimin e tij. Sipas tij, Rama ka ndërhyrë personalisht në një proces që duhet të ndiqte procedurat dhe kompetencat e përcaktuara nga statuti. Ndreca kritikon gjithashtu gjuhën e përdorur nga kryeministri ndaj socialistëve gjatë mbledhjeve të fundit të partisë, duke pretenduar se Rama e ka vendosur veten mbi organizatën politike që drejton. Ai e krahason situatën me periudha të së kaluarës së Partisë Socialiste dhe...
Burimi:
ntv.al