Kush do të jetë kandidati i opozitës për Tiranën? Berisha: Negociata kundër Ramës

Kush do të jetë kandidati i opozitës për Tiranën? Berisha: Negociata kundër Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se përzgjedhja e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës duhet të bëhet përmes diskutimeve mes faktorëve politikë, pa paragjykime dhe duke synuar emrin më të përshtatshëm për qytetarët e kryeqytetit. I pyetur nëse kandidati duhet të përcaktohet nga sheshi i protestës, Berisha vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve me bindje të ndryshme politike, duke e cilësuar protestën si një bashkim të paprecedentë. Megjithatë, ai kujtoi se Partia Demokratike ka një histori më të gjatë protestash dhe se shumë prej pjesëmarrësve kanë qenë pjesë e saj në vite. Berisha paralajmëroi se PD do të nisë negociatat me partitë dhe grupimet e tjera politike për krijimin e një fronti të përbashkët kundër kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, bashkëpunimi duhet të...