“Nuk dimë gjë kush…”/ Deklaratat kontradiktore të autorëve të dyshuar të vrasjes së 55-vjeçarit në Fier

“Nuk dimë gjë kush…”/ Deklaratat kontradiktore të autorëve të dyshuar të vrasjes së 55-vjeçarit në Fier

Autorët e dyshuar të vrasjes së 55-vjeçarit në Fier kanë dhënë deklarata të ndryshme në gjykatë. “Deklaratat e bëra prej tyre këto ditë ishin shumë kontradiktore me çfarë deklaruan sot në procesin gjyqësor para gjykatës. Sot mohuan plotësisht përfshirjen në vrasje. Ata thonë ‘nuk dimë asgjë kush e ka vrarë, ne e gjetëm të vdekur”, shprehet për mediat avokati Kastriot Dyrmishi. Emanilda Rama (vajza e viktimës), Valbona Rama (bashkëshortja e tij), dhe Çlirim Dogani u lanë sot në burg. Të tre akuzohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit, i cili fillimisht u paraqit nga familjarët si një vdekje natyrale....