Nufi: Nuk ka më ushtarë dhe efektivë që fikin zjarret me shkurre. Situata e vështirë për gjithë rajonin

Nufi: Nuk ka më ushtarë dhe efektivë që fikin zjarret me shkurre. Situata e vështirë për gjithë rajonin

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi në një lidhje Live nga Lezha për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, theksoi që nuk është vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni që përballet me një situatë të vështirë me zjarret. “Situata e zjarreve nuk është një situatë tipike e Shqipërisë. Po të shikoni online, hartat dhe satelitët e NASA-s, e kuptoni që është i gjithë rajoni, Italia, Greqia, që janë përfshirë nga flakët e zjarrit”, tha ai. Nufi vuri në dukje se flakët nuk luftohen vetëm me mjete teknologjike, por edhe me zjarrfikëse, pompa uji, dhe prerjet e pyjeve e tokës. Sipas tij nuk ka më ushtarë dhe efektivë që e fikin zjarrin me shkurre e thupra. “Nuk besoj që ke parë sivjet asnjë ushtar...