Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

Qeveria norvegjeze njoftoi të hënën, qëllimin e saj për të përfshirë disa platforma lojërash dhe rrjetesh sociale në ndalimin e propozuar për personat nën 16 vjeç. Oslo, i cili pritet të paraqesë një projektligj mbi këtë çështje deri në fund të vitit, rishikoi kufirin e moshës së propozuar për të synuar tani “platformat e dëmshme”. Siç thekson qeveria në njoftimin e saj, “të dëmshme” konsiderohen platformat ose rrjetet që me dizajnin, veçoritë ose përmbajtjen e tyre, rrezikojnë shëndetin emocional, njohës ose zhvillimor të fëmijëve ose sigurinë e tyre. Në formën e tyre aktuale, TikTok, Snapchat dhe platforma e lojërave Roblox do të bien brenda fushëveprimit të ligjit, sqaroi ai. “Aktualisht ka disa platforma që paraqiten si lojëra, por në realitet ato janë të mbushura me...