Norvegji, dy të vrarë dhe një i plagosur rëndë pas të shtënave ndaj një grupi gjuetarësh

Norvegji, dy të vrarë dhe një i plagosur rëndë pas të shtënave ndaj një grupi gjuetarësh

Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi një person hapi zjarr ndaj një grupi gjuetarësh në juglindje të Norvegjisë, në zonën e Haldenit, pranë kufirit me Suedinë. Policia njoftoi se i dyshuari u kap në vendngjarje dhe fillimisht bëri të ditur se ai nuk ishte pjesë e grupit të gjuetarëve. I plagosuri u transportua me helikopter drejt spitalit për trajtim mjekësor. Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes, në një zonë të pyllëzuar pranë Haldenit, rreth 96 kilometra në juglindje të Oslos dhe pranë kufirit norvegjezo-suedez, transmeton Telegrafi. Sipas autoriteteve norvegjeze, në zonë ndodheshin të paktën dhjetë persona kur u dëgjuan të shtënat. Viktimat ishin pjesë e grupit të gjuetarëve, ndërsa i dyshuari u ndalua fillimisht nga persona që ndodheshin në vendngjarje...