Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Normanët e hekurt, në besën e Petro Zhulatit
Ardhja e normanëve në Shqipëri, në vitin 1081, ka lidhje edhe me Zhulatin. Një dëshmi për këtë jep Eqrem bej Vlora në revistën “Shenjëzat” në vitin 1957: “Gojëdhëna e popullit në katundin e Zhulatit na thotë: Para kohës së Kaurit (koha e sundimit bizantin) rronte në Labëri një prijës i shquar, që quhej Papa Zhuli, i cili ishte udhëheqësi, ati dhe sunduesi i vendit të vet. Në kohën e tij erdhi nga “deti” një ushtri e madhe, anijet zbarkuan në Vlorë dhe Sarandë, njerëz të çuditshëm, me lesh në kokë si “bisht kali”, i udhëhiqte një vigan veshur me hekura…Ushtarët e tij erdhën deri në Fushën e Bardhë, që shtrihet nën Zhulatin. I dërguan Papa Zhulit lajmëtarë se nuk kanë ardhur për të pushtuar vendin....