“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të bashkohet kundër Edi Ramës
Pas heqjes së “non gratës”, Sali Berisha u rikthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nga New Jersey iu drejtua diasporës shqiptare. Kreu i Partisë Demokratike e cilësoi rikthimin si korrigjimin e një padrejtësie të bërë ndaj tij. “Por unë me besimin e palëkundur të SHBA, vend i të lirëve, shtëpi e guximtarëve, e qartë si kristali se kjo padrejtësi nuk po vinte nga SHBA, po po vinte nga axhendat antiliri, të asaj që Donald Trump e ka emërtuar si ekstremi i majtë”, deklaroi Berisha. Berisha falënderoi administratën Trump për vendimin, ndërsa tha se vizita në SHBA nuk kishte si qëllim vetëm mirënjohjen. Ai kërkoi angazhimin e diasporës në betejën politike kundër qeverisë së Edi Ramës. “Sot kam ardhur me një thirrje të fortë...
Burimi:
vizionplus.tv