Njësoj si Deschamps, zbulohet detjai i rëndësishëm në kontratën e Zidane me Francën

Njësoj si Deschamps, zbulohet detjai i rëndësishëm në kontratën e Zidane me Francën

29 Shtator 2026 20:50 Telesport Që nga momenti i emërimit në krye të Francës, është përfolur vazhdimisht që Zidane merr një pagë astronomike, shumë më tepër sesa paradhësi i tij, Didier Deschamps. E vërteta rezulton ndryshe. L’Equipe zbulon se Zidane paguhet 300,000 euro në muaj, shifër pothuajse e njëjtë me atë që merrte Deschamps. Ajo që e veçon kontratën e Zidane është vendimi i tij për të hequr dorë nga bonuset për të drejtat e imazhit, të cilat paraardhësi i tij i përfitonte pas ndeshjeve ndërkombëtare. Kjo e liron atë nga kufizime të caktuara që lidhen me partnerët komercialë të kombëtares franceze, duke i dhënë liri veprimi për marrëveshjet e tij personale të reklamimit me një sërë markash, ku kryesorja është Adidas. Federata Franceze e...