Vasili: Shqipëria i hap rrugën mishit të prodhuar në laborator, ndërsa Italia e ndalon me ligj
Ish-deputeti i PL, Petrit Vasili, kundërshton projektligjin e qeverisë për mishin e kultivuar në laborator, duke kërkuar tërheqjen e tij. Vasili ngre shqetësime për sigurinë ushqimore dhe pasojat që, sipas tij, kjo nismë do të ketë për blegtorinë dhe fermerët shqiptarë. Reagimi Shqipëria i hap rrugën mishit sintetik, ndërsa Italia e ndalon me ligj, qeveria të tërheqë projektligjin! Edhe këtë kishim mangët. Qeveria e Edi Ramës ka përgatitur për miratim ligjin që lejon mishin e kultivuar në laborator. Ndërkohë, Italia dhe Hungaria e kanë ndaluar me ligj. Po ashtu, në atë rrugë janë Franca, Austria dhe Rumania. Po kë ndihmon një ligj i tillë që qeveria e degraduar e Edi Ramës ka përgatitur? Shëndetin jo se jo, pasi këto produkte kanë qenë objekt i debateve...
Burimi:
gijotina.com