Kampioni i botës i dëmtuar, anullohet dueli i peshës së rëndë mes Opetaia dhe Wilder

Kampioni i botës i dëmtuar, anullohet dueli i peshës së rëndë mes Opetaia dhe Wilder

Boksieri Jai Opetaia është tërhequr nga ndeshja e tij kundër Deontay Wilder. Ylli australian i peshës “cruiserweight” (pesha deri 92kg) pritej të ngjitej në peshën e rëndë për herë të parë, për t’u përballur me Wilder, ish-kampionin e botës. Kjo përballje do të zhvillohet më 11 dhjetor në Kardif, në të njëjtën mbrëmje kur do të zhvillohej edhe sfida mes Tyson Fury e Anthony Joshua. Megjithatë, një dëmtim në dorë, i cili u përkeqësua gjatë stërvitjes, e ka detyruar Opetaia të tërhiqet. Promotori i tij Mick Francis, u shpreh: “Në emër të Jai Opetaia dhe ekipit të tij, mund të konfirmoj se Jai, fatkeqësisht, është detyruar të tërhiqet nga përballja e planifikuar për në dhjetor kundër Deontay Wilder”. “Jai pësoi një dëmtim në dorë gjatë...