U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin
Prokuroria e Tiranës pritet të marrë në pyetje Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor në kryeqytet. I riu pritet të japë dëshminë e tij në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për përdorimin e dyshuar joproporcional të forcës nga efektivët e Policisë së Shtetit gjatë protestës. Prokuroria ka regjistruar procedimin penal për veprat që lidhen me shpërdorimin e detyrës dhe kryerjen e veprimeve arbitrare. Në kuadër të hetimeve, organi i akuzës ka administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, si dhe kartelën mjekësore të 28-vjeçarit pranë Spitalit Universitar të Traumës. Një tjetër element i rëndësishëm i hetimit është bashkëpunimi me autoritetet italiane. Prokuroria synon të sigurojë dokumentacionin e...
Burimi:
gijotina.com