Nga videoja në park te provokimet e projektuara; Balotelli tregon si e ka mahnitur Mourinho
José Mourinho, përmes kujtimeve të atyre që e kanë përjetuar çdo ditë në dhomat e zhveshjes. Në dokumentarin e DAZN, “W/inning”, ish-futbollistë të tij rikthejnë kujtime nga karriera e portugezit, nga Interi i tripletës deri tek aventura e re te Real Madridi. Mes tyre, Mario Balotelli rrëfen marrëdhënien e veçantë me trajnerin luzitan: “Mourinho ishte si një vëlla i madh për mua. Ndonjëherë ishte shumë i ashpër, sepse kam karakter të veçantë. Dinte të nxirrte më të mirën nga unë, jo gjithmonë me mënyra të buta. Më zemëronte dhe unë hyja në fushë duke menduar: Sot do të shënoj tre gola që ta bëj të heshtë. Pikërisht këtë synonte”. Ai kujton edhe një episod në Verona, në janar 2010, përpara ndeshjes me Chievo. Mourinho u...
Burimi:
telesport.al