Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Njëherë e një kohë: poezi shqipe me alfabet arab
Një postim nga Drejtoria e Arkivave tregon krijime poetike në shqip me alfabet arab. “Poezi shqip të shkruajtura me alfabet arab. Gjuha shqipe është shkruar me alfabete të ndryshme që kanë qenë në përdorim në rajon. Në periudhën Osmane gjuhën shqipe e gjejmë të shkruar edhe me alfabet arab. Klerikët shqiptarë shpesh herë na kanë sjellë tekse dhe shkrime me përmbajtje fetare në gjuhën shqipe. Në këto dy fletë kemi pjesë ilahi në turqishten e vjetër dhe në shqip. Karakteristikë është mënyra e të shkruarit shqip. Duke qenë me përmbajtje fetare, në shkrim kemi edhe fjalë me terminologji arabe. Tek një nga poezitë: ‘Hadha ilahi arnavuça’ – ‘Kjo është ilahi shqip’ Kaligrafia e përdorur është nesih. Teksti është ndarë në katër kolona. Ndarja e kolonave...