Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Një vend që vret poetët… Si i sajonte grackat, Sigurimi?
Vilson Blloshmi, ishte në listat e “kontingjenteve armike” të regjimit komunist. I cilësuar si bir një familjeje kulake, me baba dhe xhaxha të burgosur, ai nuk kish si t’i shpëtonte goditjes së luftës së klasave. I lindur në një familje arsimdashëse, me një inteligjencie natyrale për t’u admiruar, adhurues i madh i librit dhe poet që do ta kishte luks çdo vend, Vilsoni ishte preja e një regjimi ziliqarësh e kriminelësh. Me mbarimin e shkollës së mesme pedagogjike, atij nuk iu dha e drejta të punonte në arsim. Raporti i parë për të u soll në vitin 1970 kur ishte në moshën 22-vjeçare. Ishin përgjithësisht shprehje për çështjen e punësimit të tij. Më vitin 1974 informatori “Bleta” sillte bisedën me Vilsonin rreth përkthimit të Lamartinit,...