Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Një tragjedi shqiptare në Itali, që zbulon plagët e një sistemi
👁4590
Nga Alba Kepi “Po, e bëra. E vrava për të shpëtuar fëmijët.” Ky pretendim – absurd dhe i dhimbshëm – pasqyron një nga narrativat më të rrezikshme që përdoren për të justifikuar feminicidin. Feminicidi nuk është kurrë një krim pasioni, por një krim shoqëror, rezultat i një kulture ende të zhytur në pabarazi gjinore. Kur viktima është një grua e huaj, rreziqet rriten dhe mbrojtja bëhet edhe më e vështirë. Më 14 qershor 2025, qyteti i qetë i Tolentinos në provincën e Macerata, u trondit nga një ngjarje makabre: Gentiana Hudhra, 45 vjeç, nënë e dy fëmijëve dhe emigrante shqiptare,...