Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Një tjetër zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë, ministri Çeku: Arkeologjia vazhdon të na zbulojë historinë tonë
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se ekipi i arkeologëve ka identifikuar një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora. Teksa mbishkrimi i parë përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan, ky i dyti tregon ndërtimin e bazilikës episkopale. Ministri Çeku ka thënë se këto janë të vetmet dedikime të njohura të Justinianit, perandorit me prejardhje nga ky rajon. “Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nuk është trajtuar asnjëherë më këtë seriozitet. Hulumtimet arkeologjike në Ulpianë e Dresnik, tanimë po vazhdojnë në prona publike, të cilat u shpronësuan gjatë vitit të kaluar. Po...