Një tjetër marrëveshje si ajo me Konate? Real Madrid vihet pas yllit tjetër të Liverpool-it

Një tjetër marrëveshje si ajo me Konate? Real Madrid vihet pas yllit tjetër të Liverpool-it

29 Shtator 2026 18:11 Telesport Virgil van Dijk ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Liverpool-in dhe deri tani nuk ka bisedime konkrete për një rinovim të mundshëm. Mundo Deportivo zbulon se Liverpool ende nuk i ka paraqitur një ofertë zyrtare për rinovim qendërmbrojtësi holandez, çka ka ngritur dyshime se ai mund të lejohet falas si lojtar i lirë. Pavarësisht moshës, 35 vjeç, Van Dijk mbetet një nga qendërmbrojtësit më të mirë në qarkullim dhe interesi për të është shumë i madh. Një nga klubet e interesuara për Van Dijk është Real Madrid. Klubi madrilen shpreson të përsërisë rastin e Ibrahima Konate, i transferuar në verën e fundit si lojtar i lirë. Sipas raportimeve të ndryshme të bëra der tani, duket se dëshira...