Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një tjetër i lënduar nga zjarret në Delvinë, 42-vjeçari pëson djegie të rënda
Zjarret që kanë përfshirë zonën e Delvinës vijojnë të shkaktojnë dëme të mëdha. Mësohet se një 42-vjeçar ka mbetur i lënduar nga flakët, teksa ishte angazhuar vullnetarisht në përpjekjet për shuarjen e zjarreve në fshatin e tij. Bëhet me dije se ai është transportuar fillimisht në Spitalin e Sarandës mbrëmjen e djeshme, ndërsa më pas është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ky është rasti i dytë i të lënduarve nga flakët në zonën e Delvinës brenda 24 orëve të fundit. Kujtojmë se një ditë më parë, shefi i Komisariatit të Policisë...