Një roman i poetikës së ëndrrës dhe intertekstit
Qazim Muja Romani “Rikthimi i Servantesit në Ulqin” i shkrimtarit të mirënjohur Sali Bashota është një vepër e pazakontë në sistemin e letrave shqipe, për faktin e thjeshtë se sfidon vetë kategorinë e zhanrit. Vepra nuk është roman historik, as roman biografik, as roman dokumentar, por një roman poetik (në kuptimin bashkëkohor të termit), i cili i afrohet formave hibride të modernizmit të vonë dhe postmodernizmit evropian. Pra, një zhanër mes prozës, eseistikës, poezisë dhe diaristikës. Në këtë kontekst, Bashota ndërton një narrativë ku e kaluara historike ndërthuret me fantazinë, ku biografia e shkrimtarit të madh evropian zhvendoset në Ulqin, ndërsa koha ngurtësohet në një kohë poetike, të çliruar nga lineariteti kronologjik. Nëse romanet tradicionalë shqiptarë të shekullit XX u bazuan në struktura narrative lineare,...
Burimi:
kultplus.com