Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Një protestë e madhe pritet nesër në Serbi, Vuçiç kërcënon studentët: Do të ndërhyjmë nëse duhet
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha dje, përpara një proteste antiqeveritare në Beograd të thirrur nga një lëvizje studentore nesër, se “shteti do të ndërhyjë vetëm nëse detyrohet” dhe “do të bëjë çmos që askush të mos lëndohet”. Protestat masive në Serbi filluan pasi 16 persona vdiqën nga shembja e një tendë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, dhe studentët bllokuan më shumë se 60 fakultete në të katër universitetet shtetërore kur mbështetësit e Partisë Progresive Serbe në pushtet i goditën me thikë më 22 nëntor, ndërsa ata po mbanin një heshtje 16-minutëshe për...