Një pllakë varri i vitit 1531 për Leonik Nikollë Tomeun në Padova kushtim nga Pietro Bembo, poeti i madh venedikas i Rilindjes Europiane

Një pllakë varri i vitit 1531 për Leonik Nikollë Tomeun në Padova kushtim nga Pietro Bembo, poeti i madh venedikas i Rilindjes Europiane

Jahja Drancolli Nga vargu shumë i gjatë i gjurmëve të pashlyeshme të arbërve brenda dhe jashtë vendit, që mbajnë vulën e epokës së Skënderbeut, në këtë rast do të veçoja pllakën e varrit nga mermeri që ruan datën e vitit 1531 (datë e vdekjes së burrit dituror), kushtim ky i Pietro Bembos, Leonik Nikollë Tomeut, i cili edhe sot e gjithë ditën ruhet në kishën e Shën Françeskut në Padova, pothuajse ngjitur me pallatin Bo të Universitetit të Padovës. Përballë kishës së përmendur ndodhet edhe shtëpia e Leonik Nikollë Tomeut (In la contrada de S. Francesco in casa de M. Leonico Tomeo).Përmbajtja e gurit të varrit ruan disa rreshta në një gjuhë elegante latine që vetëm Pitro Bembo ka mundur të përmbledhë mrekullisht gjithë veprimtarinë,...